Vuante edhe nga leuçemia, Brataj dhe Rakacolli tregojnë pse nuk u vaksinua Bashkim Fino

Ish-deputeti socialist Bashkim Fino u nda nga jeta ditën e djeshme për shkak të COVID-19, pas një beteje 1 mujore me virusin. Por Fino ishte i sëmurë edhe me leuçemi dhe kjo e bëri më të vështirë betejën e tij me COVID-19. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, të pyetur se përse nuk u vaksinua Bashkim Fino, thanë se atij nuk i kishte ardhur ende radha, pasi janë vendosur disa prioritete nga ekspertët e vaksinimit.

Skënder Brataj: Arsyeja janë me qindra e mijëra. Janë vendosur prioritete, ku janë vendosur të moshuarit në rezidencat e azileve, paralel me policët, mjekët, mësuesit dhe më pas do të vinte radha e 65-vjeçarëve dhe personave me sëmundje kronike. Shumë shkruajnë për këtë gjë. Është qeveria që merr vaksinimin.

Mira Rakacolli: Këtu ka një gjë, nuk ka aq shumë vaksina, në të gjithë botën aq sa ka njerëz. Prioritetet nuk vendosen nga ne, prioritetet vendosen nga ekspertë e vaksinimit, ne i besojmë atyre. Ata kanë parë edhe politikat e vendeve të tjera dhe kanë bërë një plan për vaksinimin.