Vrαu dy fëmijët, plagosi gruan dhe më pas qëlloi për vdêkje veten, ky është shqiptari që tronditi Gjermaninë një ditë më parë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi ditën e djeshme në Gjermani, ku një 44-vjeçar vrαu dy fëmijët e tij, plαgosi gruan dhe më pas u vêtëvra.

Media gjermane ‘Bild’ shkruan se 44-vjeçari ishte shqiptar nga Kosova, ndërsa është identifikuar si Flamur R. Ngjarja e rëndë ndodhi në Glinde të Gjermanisë, ku 44-vjeçari vrαu fëmijët e tij të moshave 11 dhe 13 vjeç. Ndërkohë, nëna e dy fëmijëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas ‘Bild’ 44-vjeçari nuk ishte një njeri i qetë pasi më parë ka kërcënuar edhe të afërm të tij, të cilët kanë denÓncuar në polici.