Vrαsja e Madrit Ulqinakut në Elbasan/ Gjykata jep vendimin, Horgito Peqini shfaqet i buzëqeshur në seancë ( Foto)

Ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, Horgito Peqini, i akuzuar për vrαsjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan.

Togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrést me bµrg ” për të riun që akuzohet për veprat penale vrαsje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e αrmëve dhe municioneve. E njëjta masë u dha edhe për Klaudjan Sallufin.

Peqini dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, i akuzuar si bashkëpunëtori i tij, kanë dalë në seancë për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht nga Gjykata. I riu është shfaqur i qetë, madje duke buzëqeshur në seancë. Ndërsa Sallufi ka qëndruar i heshtur. Peqini e pranoi vrαsjen gjatë seancës, ndërsa kërkoi të t’i liroheshin shokët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan. Madrit Ulqinaku u vrα, sipas hetimeve të deritanishme, pas një konflikti për motive të dobëta.