Aeroporti “Nënë Tereza” ka dhënë mëngjesin e sotëm një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë. Në njoftim., nënvizohet se pasagjerët duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë. Sipas njoftimit, pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi.
Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë
Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/
Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in. Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.
Ju faleminderit për bashkëpunimin.