Vinin si turistë në Shqipëri, zbardhet skema e vjeꓒhjes së bankomatëve nga 2 rumunët.

Cristian Mirea dhe Alexander Boovenau janë dy rumunët të cilët vinin si turistë në vendin tonë dhe viꓒhnin me karta të klonuara në bakomate. Siç raporton, gazetari i Repor Tv, Arsen Rusta, rumunët gjurmonin turistët dhe kryenin vjeꓒhje pasi ata tërhiqnin euro në bankomat. Gjatë vjeꓒhjes ata bllokonin kamerën e lyenin gishtat me xhel për mos të lënë shenjë, ndërsa tërhiqnin më së shumti euro, por edhe lekë.

Ata kanë përdorur zona mjaft të populluara, si rruga e Elbasanit, e barrikadave, zona ku ka pasur fluks klientësh në bankomate të bankave të nivelit të dytë. Sa i përket klonimit të kartave të debitit, dëmi përllogaritet në vlera që arrin deri nga 50 deri në 500 euro. Veç kësaj kemi një numër të lartë të personave të dëmtuar të cilët fillmisht nuk e  vënë re mungesën e eurove, derisa banka të bëjë konstatimin.

Kallëzimi për rastin konkret është bërë nga një bankë e nivelit të dytë pasi konstatuan ndërhyrjet në bankomat dhe bllokimim e kamerës. Gjykata penale pranoi kërkesën e avokatit të tyre duke i lënë në hetim në gjendje të lirë. Aktualisht janë në hetim edhe disa shtetas të tjerë.