Universiteti i Elbasanit zhvillon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të 10-të. Marrin pjesë studiues nga vende të ndryshme

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Elbasanit, zhvilloi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të 10-të me titull “Kërkimet moderne dhe tendencat në ligj, ekonomi dhe politika sociale”.
Kjo konferencë jubilare, kthyer në një traditë në këtë fakultet, duke bërë bashkë studiues nga vende të ndryshme, përkon edhe me data e përvjetorë të rëndësishëm për Universitetin e Elbasanit.
Rektori i universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse u ndal në arritjet dhe rëndësinë e organizimit të veprimtarive me interes të përbashkët, rritjen e projekteve dhe bashkëpunimeve në kuadër të kërkimit shkencor, mbështetjen e çdo nisme që ka në fokus botën studentore dhe akademike.
Të gjitha këto elementë, kanë mundësuar renditjen e universitetit si një nga institucionet më të rëndësishme në vend.