Ulet numri i rasteve aktive në Elbasan me Covid, rritet numri i viktimave në vend. Ndërron jetë 33 vjeçari

Dita e sotme ka shënuar numrin më të lartë të vdeĸjeve nga COVID në vendin tonë në 24 orë. 13 qytetarë kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe qytetarë 33-vjeçarë. Ndërsa numri i të infektuarve është ulur në 24 orët e fundit, ku nga 4064 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID 295 qytetarë.

162 qytetarë janë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Viĸtimat nga COVID janë 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 295

Të shëruar në 24 orë 1075

Të shtruar në spitale 189

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 4064

Testime totale 1,189,319

Raste pozitive 168,188

Raste të shëruara 154,694

Raste Aktive 10,841

Humbje jete 2,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,856

Fier 1048

Durrës 999

Shkodër 953

Vlorë 599

Elbasan 558

Lezhë 442

Berat 419

Korçë 289

Kukës 254

Dibër 223

Gjirokastër 201

Top Channel