U shua në aksident, motra e 34-vjeçarit mesazh prekës: Dikush i vodhi orën, na e ktheni ose…

Leonardo Nardacci ndërroi jetë në një aksident automobilistik natën e Krishtlindjeve në provincën Latina në Lazio. Në momentin e aksidentit, trupi i tij ndodhej i shtrirë në tokë dhe duket se dikush “përfitoi” nga fatkeqësia e tij për t’i marrë orën e dorës. Rasti është denÓncuar nga familjarët e viķtimës.

34-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip Toyota që drejtohej nga një 23-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Motra e viķtimës ka denÓncuar me anë të një statusi në Facebook vjedhjen e orës. “Atyre që tentuan të shpëtonin vëllanë tim sot, ju kërkoj me dashamirësi që të na kthejnë orën që i hoqët nga kyçi i dorës kur ai kishte vdeķur, një Rolex Batman (blu dhe zi).

Kujtdo që e sheh atë në kyçin e dorës së dikujt ose në ndonjë dyqan ku duan ta shesin, ju lutem më lajmëroni, ishte një kujtim për ne. Nëse nuk keni guxim ta ktheni, dërgojeni në shtëpi”, shkruan motra e viķtimës. /Abcnews.al