“U lodha duke dëgjuar mendimtarë idiotë”, Marjana Kondi infektohet me Covid-19 dhe ka një mesazh për të gjithë

Aktorja e njohur shqiptare, Marjana Kondi ka treguar se i është shtuar listës së personazheve të njohur publikë të cilët janë infektuar me covid-19. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ aristja ka ndarë një fotografi nga shtëpia e saj duke ndarë dhe esperinecën personale. Gjatë kësaj periudhe Kondi ka treguar se ajo po këshillohet nga doktori Pëllmb Pipero dhe se është lodhur duke dëgjuar ‘mendimtarë idiotë’.

“Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, shkruan aktorja e humorit. /Descript.al/