U arrestua 2 ditë më parë. Gjykata e Tiranës merr vendimin për aktorin e njohur të humorit Albano Bogdo.

Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme aktorin Albano Bogdo, i arrestuar dy ditë më parë. Bogdo u arrestua, pasi u kap nga policia duke drejtuar makinën pa patentë, ndërkohë mësohet se gjykata  ka caktuar ndaj aktorit të humorit masën e detyrimit të paraqitjes.

Aktori i njour gjithashtu njihet për ironitë e tij me të cilat trajton fenomene që shqetësojnë realitetin shqiptar por jo vetëm. Dikur ai në një status në facebook shkruante se e urrente nënën e tij me këto fjalë:

“E urrej mamanë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën dhe sot ato libra nuk më hyjnë në punë. Më mësoi të jem i ndershëm dhe mbeta fukara. Më tha, që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos t’i kërkoj gjë si shpërblim. Më urdhëroi, që deri sa të vdisja, kur të shihja dikë të moshuar në këmbë, t’i liroja vendin. Më përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë.”

Nje koment

  1. Pingback: 1masturbating