U aksidentua me motor në mes të Tiranës/ Mësohet gjendja shëndetësore e Gaz Pajës, flet bashkëshortja e tij

Aktori i njohur i humorit, Gazment Paja u aksidentua në Tiranë, teksa ishte duke lëvizur me motomjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kavajës” rreth orës 11:08 gjatë paradites.

Policia njoftoi se ka qenë mjeti me drejtues shtetasin E.K. ai që është përplasur me motorin që drejtohej nga aktori i humorit. Më tej u njoftua se Paja ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Fatmirësisht, aktori nuk ka patur asgjë serioze, por ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e ka konfirmuar edhe partnerja e aktorit, Ira Seferi, për “Vip magazine”.

Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”- është shprehur ajo.

Ditën e djeshme, qytetarët e rastit i janë ofruar për të ndihmuar dhe në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Në foto ai duket i shtrirë në tokë, teksa ka hequr skafandrën dhe mban një shami për të ndaluar gjakun nga hundët.