Sunday , November 27 2022

Tronditet bota e krimit! Si e fshehu SPAK rrëfimin e Dumanit që mund të zbërthejë ngjarjet në Elbasan

Arrestimi dhe pendimi që mund të ketë në të ardhmen i pandehuri Nuredin Dumani mund të trondisi jo vetëm Elbasanin por edhe qytete të tjera, në të cilat veprojnë bandit kriminale.

Sot në media është raportuar se, në orët e para të mëngjesit rreth orës 05:30 RENEA ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme mësohet të jenë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit. Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit të tij ka ngritur më shumë se 30 urdhëra ndalimi të lëshuar nga SPAK. Dosja me volume të mëdha u është dërguar SPAK nga Prokuroria e Elbasanit ku shpalli mos kopetencë duke dërguar dosjen në SPAK për hetime të mëtejshme. RENEA ka nisur arrestimet mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku ende është duke vazhduar operacionin.

Personat të cilët janë të arrestuar janë të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminalrve që drejtojnë qytetin e Elbasanit. Mes personave që pritet të ndalohen janë dhe disa oficerë të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale, duke shpërdoruar detyrën.

SPAK mohon pendimin e Nuredin Dumanit

Vetëm pak kohë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se Nuredin Dumani nuk ka marrë statusin e të penduarit duke mohuar të gjitha deklaratat e bëra në media se Dumani ka marrë statusin e të pandehurit. Por në fakt kjo ishte një ‘kamuflim’ nga ana e SPAK për të realizuar aksionet e saj policore.

Me arrestimin e Dumanit dhe kthimin e tij në të penduarin e drejtësisë, hetimet pritet të marrin kthesë të forte. Ai pritet që të tregojë disa nga vrasjet më të bujshme. Gjithashtu statusin e të penduarit e ka marrë dhe Henrik Hoxha, i arrestuar në të njëjtën ditë me Dumanin.

Një nga ngjarjet që Dumani mendohet se mund të zbërthejë ka të bëjë me masakrën e Bradasheshit, si dhe për ngjarje të tjera kriminale deri tek ngjarja e fundit ku ishte edhe vëllai i Talo Çelës./gazeta shqiptare

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 3aliment