Tre mësues në Elbasan dalin me koronavirus, 18 kolegët e tyre u nënshtrohen testit.

3 mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Sipas informacioneve të fundit bëhet e ditur se mësuesit e infektuar janë futur ne karantinë, ndërkohë që përgjigjen e tamponëve po e presin kolegët e tyre. 18 mësues të tjerë e punonjës që kanë pasur kontakt me të infektuarit, u janë nënshtruar testit për koronavirusin dhe presin të marrin vesh nëse janë të infektuar apo j, ndërsa mësimi në këtë shkollë vazhdon.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.