Tjetër aksident në vend/ 30-vjeçarja humb kontrollin e makinës, ndërron jetë në vendngjarje

Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë, ku një 30-vjeçare ka ndërruar jetë.

Në vendin e quajtur Përroi i Rikajt në Kavajë, R. C., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel