Thirrje për të mos dalë nga shtëpia, Posta Shqiptare shpërdanë rreth 39 322 pensione për të moshuarit në Elbasan

Rreth 39 322 pensione janë shpërndarë deri tani në qarkun e Elbasanit pranë banesave të të moshuarve, pa qenë nevoja që ata të lëvizin duke shmangur infektimin apo përhapjen e COVID-19. Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj tha për ATSH-në se, “filiali i Postës qarku Elbasan ka shpërndarë 39 322 pensione. Nga të dhënat e deritanishme në total janë shpërndarë 78% e pensioneve”.

Posta Shqiptare vazhdon intensivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, qeveria mori masat që pensionistët dhe të moshuarit të mos lëviznin prej banesave të tyre, duke dërguar edhe pagesat e pensioneve pranë banesave të tyre