Tërmeti i datës 26 Nëntor nxorri në pah një problematikë të vazhdueshme për sigurinë e shkollave në Elbasan. Pothuajse 90% e tyre nuk kanë shkallë emergjence. Ky shqetësim u ngrit edhe gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Elbasanit nga ku ishin vetë drejtuesit e shkollave që kërkuan të ndërhyej në këtë aspekt.
Gjithashtu nxënësit pohojnë se në shkollat e tyre nuk ka shkallë emergjence, pavarsisht se mësuesit i kanë këshilluar si duhet të veprojnë në rast rreziku.
Ndërkohë nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Elbasanit u shpreh se pjesa më e madhe e shkollave janë ndërtime të vjetra të cilave shkallët e emergjencës i’u kanë munguar që në projekt .
Sipas Gledian Llatjes bashkia do të kërkojë fond nga qeveria për të vendosur këtë pjesë infrastrukture të nevojshme.