Temperaturat mbi 40 gradë në Elbasan/ Mjekët japin alarmin: Kujdes zemrën…! Ja keshilla qe japin

Vala e të nxehtit afrikan, që është paralajmëruar këtë javë me temperatura mbi 40 gradë Celcius, riskon më së shumti pacientë me probleme kardiake. Ndaj, mjekët kardiologë këshillojnë që këta persona të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Me rritjen e temperaturave, mjeku kardiolog Seldin Mecon thotë se është rritur dhe numri i vizitave te pacientë karadiakë, të cilët vijnë me parametra të përkeqësuar.

Ashtu si në vendet e tjera të Europës, mosha e pacientëve me probleme kardiake tanimë është ulur nën 40 vjeç ndërkohë që më parë këto probleme nisin 45 vjeç e lart. Por, sipas mjekut Meco, Covid 19 ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore te pacientët kardiakë që janë prekur nga virusi.

Mjeku kardiolog këshillon pacientët të paraqiten te mjeku për të ndryshuar medikamentet që marrin, pasi tanimë bëhet vlerësimi duke i përshtatur edhe me temperaturat e stinës.