Wednesday , November 30 2022

“Të kthehen pas aksionet e klubit”; Rikthehen “Tigrat-Verdheblu”, ja kërkesa e tyre

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, ultrasit e Elbasanit kërkojnë që të kthehen mbrapsht aksionet që i janë dhënë një kompanie angleze “Manchester Group” duke nisur procedurat ligjore. Bashkangjitur kësaj kërkese, “Tigrat Verdheblu” kërkojnë gjithashtu garanci për futbollistët e Elbasanit dhe planifikimin e një projekti 3-vjeçar. Elbasani po përjeton një periudhë të vështirë prej 5 vitesh pasi ndarja dhe dhënia e një pjese të aksioneve të klubit “Manchester Group” nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Këtë sezon Elbasani ndodhet në pozitë delikate pasi duhet të sigurojë mbijetesën.

Deklarata e “Tigrave Verdheblu”

Letër e hapur

Drejtuar: z. Gledjan Llatja (Kryetar i Bashkisë Elbasan)

Duke parë situatën aktuale (skandaloze) të skuadrës së qytetit tonë, Elbasani, i drejtohemi me këtë letër të hapur opinionit sportiv në Elbasan dhe vecanërisht Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledjan Llatja.

Bashkia si aksionere kryesore e skuadrës, pasi e ka dorëzuar ekipin në duar të pasigurta, tashmë s’po bënë asnjë hap pas për të ringritur ekipin, madje deri më tani, kontributet e saj janë zero në ekipin e futbollit.

Por duam të sqarojmë paraprakisht, se nisma jonë nuk është aspak e politizuar apo e telekomanduar nga dikush. Gjithashtu, figura e juaj z. Llatja gëzon respekt. Gjithcka e bëjmë si pasojë e dashurisë së pavdekur ndaj dy ngjyrave të përjteshme verdheblu.

I nderuar kryetar, po kërkojmë një takim direkt me ju, për të diskutuar problemet e skuadrës. Në prani do të ishte mirë të ndodhej edhe z. Arben Laze, si aksioner I skuadrës.

I drejtohemi Bashkisë, sepse në kalimin e klubit në një shoqëri anonime si “Manchester Group”, dhe mos marrja prapsh e aksioneve, apo procedurat e pa nisura gjyqësore, për rikthimin e aksioneve pas tek zotëruesit e mëparshëm, janë tregues të qartë të harresës ndaj KF Elbasanit. Për më tepër, Bashkia është institucioni i vetëm përgjegjës për futbollin dhe sportin e qytetit.

Ajo cfarë në kërkojmë paraprakisht do ti rendisim si më poshtë

1. Nisjen e procedurave gjyqësore për marrjen pas të aksioneve të skuadrës nga pronarët e mëparshëm.

2. Garanci financiare për skuadrës në një projekt 3 vjecar.

3. Përkrahje aktuale e futbollistëve të Elbasanit.

Duke pritur mirëkuptimin tuaj, ju falenderojmë për vëmendjen!

PANORAMASPORT.AL

Advertisement