Tashmë zyrtare dhe e paprecedentë: Ky qytet i Shqipërisë ndryshon emrin

Duke filluar nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal. Vendimi është marrë sot në mënyrë unanime nga anëtarët e këshillit bashkiak, ndërsa vulën do ta japë Kuvendi. Komuniteti ka qenë dakord për ndryshimin e emrit, një çështje kjo që diskutohej prej kohësh. Ideja e këtij emërtimi vjen nga zbulimi i qytetit antik të periudhës ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne lụftërat iliro-romake. Simbole i qytetit ka qene djaloshi Dimal,i cili ishte kampion i lojrave te organizuara. Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apolonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve.

Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin “Dimalitan”, duke treguar qartë se punishtet ishin pronë e qytetit. Shkrimtari antik Polibi, thekson se lụfta e dytë Ilire – Romake ndodhi gjatë viteve 219 – 218 para Kr. kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar. Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërish në ngjarjet e vitit 205 para Kr. kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët.