Tashmë dasma e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun ka një datë/ Aktorja zbulon masat për të ftuarit si dhe datën e ceremonisë

Ka disa javë që po përflitet për dasmën e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun! Tashmë ajo e ka një datë dhe është pikërisht dita e parë e muajit tetor. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë aktorja e njohur e humorit, përmes postimeve në rrjetet sociale. Ajo ka postuar ftesën e veçantë që ajo dhe ish-deputeti kanë zgjedhur.

“Rudina Dembacaj e Mark Frroku! Me bekimin e fëmijëve tanë, Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë që ta kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur, t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e Premte, 1.10.2021, ora 19:00”, shkruhet në ftesën e bukur.

Në ftesë thuhet se të ftuarit duhet të tregojnë detyrimisht në hyrje certifikatën e vaksinimit ose test negativ të Covid-19, të 48 orëve të fundit.

Gjithashtu Rudina ka vendosur edhe kodin e veshjes, ku për zonjat është fustan mbrëmjeje dhe për zotërinjtë kostum elegant.

Ndërkohë kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë.