Sunday , November 27 2022

Tani mësues me “pesa”! Mesatarja e lartë në pranimin në universitet uli numrin e studentëve

E rritëm mesataren fillimisht në 7, pastaj 7.5 e synojmë ta çojmë në 8 vitin që vjen. Është e papranueshme që për mjek të shkojnë më të mirët, ndërsa për mësues nxënësit më të dobët! Nuk do të ndodh më”, deklaronte dikur ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Me ndryshimin e ministrave që ulen në krye të sektorit edukativ, ka ndryshuar edhe strategjia e pranimit të maturantëve në institucionet e arsimit të lartë.

Maturantët brenda një 5 vjeçari janë përballur me luhatje vendimesh nga ministria e arsimit për të ardhmen e tyre në zgjedhjen e profesionit. Rreziku i mbylljes së degëve që të çojnë drejt mësuesisë si gjuhët e huaja, gjuhë-letërsi, matematikë-fizikë vitin e ardhshëm akademik do të sjell uljen e mesatares në 6.5 në ciklin bachelor, ndërsa në masteri do të vijojë të jetë i njëjtë 7.5, as do të ulet as do të rritet siç u premtuar në vitin 2019.

Ministrja Evis Kushi: Pas shqetësimit nga universitetet për rënien e numrit të studentëve, vendosëm të ulim mesataren në ciklin e parë të studimeve për ata maturantë që deklarojnë se pas bachelor në master nuk do të bëhen mësues. Do të kenë një kod te nr i matrikullimit.

Për hir të rënies së numrit të studentëve, a duhet të pranojmë të sakrifikojmë cilësinë e mësimdhënies?

Drejtuesit e Fakulteteve e shohin deri diku zgjidhje uljen e mesatares, por për këta maturantë vendimi është I vonuar. Nga ana tjetër rritja e mesatares për ta nuk duhet menduar.

Dekani i Fakultetit Histori-Filologjisë: Të mos kemi fare student thua ti??

Studentët të cilët i kanë pasur më të forta kushtet e pranimit në universitet para dy vitesh, nuk vlerësojnë të drejtë vendimin e ministres.

“Po u ul mesatarja bie niveli. Më mirë pak dhe saktë se sa shumë dhe për lumë siç i thonë”

Më e mira sipas arsimtarëve është heqja e barrierave dhe testimi i nxënësve për tu pranuar në universitet. Sidomos për degët prioritare si mësuesia!

Sabri Laçi: Ne kemi stafin dhe komisionin për të testuar njohuritë e përgjithshme të maturantëve sepse edhe vetëm mesatarja nuk mjafton…

Top Channel

Advertisement