Sipas Eugena Tominit ja se kur mund të ndodhë mbyllja e gjithçkaje dhe rikthimi i karantinës.

Eugena Tomini, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, ka folur në lidhje me situatën që po kalon vendi me Covid-19. Sipas Tominit, përdorimi i maskave do të bëhet i detyrueshëm dhe ky është një vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ndërsa ka vlerësuar edhe rëndësinë e distancimit fizik dhe higjienës personale të gjithsecilit prej nesh.

Ajo tha se testimet janë shtuar dhe hetimi epidemiologjik vijon tek kontaktet, ndërsa shtoi se moszbatimi i masave do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt marrjes së masave të reja si oraret e frekuentimit të ambienteve publike dhe ndëshkimi me gjoba.

Eugena Tomini

“Përdorimi i maskës do të jetë një domosdoshmëri imediate, dhe është marrë parasysh nga Komiteti Teknik i ekspertëve. Maska tashmë do të kthehet në domosdoshmëri për t’u mbajtur në të gjitha ambientet e mbyllura dhe ku nuk respektohet distancimi fizik. Në mjedise institucionale, publike dhe jo publike,. Në rrugë duhet distancim fizik dhe aty ku nuk respektohet duhet mbajtja e maskave

Janë struktura përkatëse që janë pjesë e task-forcës për zbatimin e masave në terren. Jo vetëm se është Covid-19 në dukje, por zbatimi i sigurisë është në çdo kohë. Të gjithë inspektorët janë në terren për të konstatuar shkeljet, që sigurisht që ka dhe Inspektorati po punon për identifikimin në kohë që ka protokolli i sigurisë për t’u zbatuar.”, tha Tomini për ‘Fax Neës’.

Rikthimi i karantinës

Tomini tha se ka një indicie nga indikatorët matës që do të çonin drejt masave të tilla si rikthimi i karantinës apo kufizimi i lëvizjeve, ndërkohë që në qendër të vëmendjes janë kryesisht ambientet publike të punës, argëtimit apo frekuentimit për arsye të ndryshme.

‘Janë duke u vlerësuar dhe monitoruar masat, jo vetëm vendosja e gjobave por edhe rekomandimi dhe më pas nëse nuk zbatohet edhe praktikohet gjobëvënia. Të gjitha palët kanë interesin e përbashkët, të vijojë procesi ekonomik por edhe të ndërpritet zinxhiri i përhapjes. Për mbylljen e bareve apo restoranteve, do të jetë një vlerësim në kohë pas matjes së indikatorëve. Duhen matur parametrat jetësor sa i përket intensitetit, për të kaluar në masat për të kaluar në karantinë apo masat ndaj bizneseve që përmendim.

Nëse në orët e vona të mbrëmjes nuk konsumohet një kafe në interval kohe të shpejtë, por një pije tjetër dhe kohëzgjatja e një grupi shoqëror.. ne kemi ambiente mjaft të frekuentuara gjatë mbrëmjes nga moshat rinore sidomos. Duhet theksuar se pavarësisht se nuk kanë qenë shumë raste pre tyre të infektuar bëhen shkas për transmetimin e infeksioneve. Grumbullime të tilla transmetojnë Covid-19 drejt personave simptomatikë dhe që kanë sëmundje të tjera.

Është testuar çdo rast i dyshuar, dhe hetim epidemiologjik për të gjitha kontaktet. Janë shtuar testimet dhe kemi kontakte më të zgjeruara, kemi orë të zgjatura të kontakteve për rrjedhojë personi bëhet më i ekspozuar për të marrë infeksion. Vendosja e maskave dhe distancimi fizik shoqëruar me higjienën bëhen të rëndomta por janë të domosdoshme. Përmes spërklave është mënyra më e shpeshtë e transmetimit të infeksionit”, tha ekspertja Tomini.