Silva Bino jep lajmin e hidhur, COVID i merr jetën mjekut: Na fal që s’të shpëtuam dot….

Epidemiologu i njohur, Vilson Topulli ka humbur betejën me Covid-19 pasditen e djeshme. Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik Silva Bino ka dhënë sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta si pasojë e COVID-19, të kolegut të saj Vilson Topulli. Bino shkruan fjalët prekëse për kolegun e saj, ndërkohë që e cilëson atë si një njeri të palodhur, duke theksuar se ai ishte kujtesa e ISHP-së, pasi kishte filluar punë aty që në moshën 19 vjeçare.

“Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së kolerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të. Vili ishte personi që njihte çdo skutë që Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç. Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti merrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot.”- shkruan Bino.