Si rrallëherë, Ogerta Manastirliu pozon me bashkëshortin dhe vajzat në shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu jetën private përpiqet ta mbajë sa më larg syrit të publikut, duke postuar në rrjete sociale përgjithësisht informacione mbi punën e Covidin. Por ministrja e ka thyer këtë rregull dhe ka postuar një foto familjare ku shfaqet me bashkëshortin dhe dy vajzat.

Ata ndodhen në ambientet e shtëpisë, të cilën e kanë dekoruar me mjaft shije dhe duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. “Shtëpia është aty, ku është dashuria”, shkruan Manastirliu.