Duke nisur nga nesër, e hënë 4 maj, nisin masat e reja lehtësuese në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë, duke përfshirë rikthimin e disa shërbimeve si dhe shtimin e zonave të gjelbërta në vend. Nga nesër do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë dhe Selenicë.
“Zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara paraprakisht për këto zona. Pensionistët në bashkitë e sipërcituara mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30, jo më shumë se dy persona.
Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.