Shqipëri-Moldavi/Ja si i rreshton Silvinjo kuqezinjtë në ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në sonte në orën 20:45 kundër Moldavisë ndeshjen e dytë të saj në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë vijnë nga humbja minimale 1-0 në transfertë me Poloninë dhe ndaj moldavëve do të synojnë fitoren e parë në grup.

Moldavia nga ana e saj ka arritur dy barazime në dy takimet e para, ndaj Ishujve Faroe dhe Çekisë.

Për sfidën që do të luhet në “Air Albania” janë publikuar tashmë formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.