Shpërthen në flakë në ecje makina, digjet totalisht

Një makinë ka marrë flakë në ecje në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudenisht. Makina ka qenë me shpejtësi të lartë kur është përplasur me bordurën dhe mësohet se është djegur totalisht. Shoferi fatmirësisht ka mundur të dalë prej saj përpara se të shkrumbohet, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije së makina ka marrë flakë aksidentalisht.

Nga informacionet paraprake raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar. Nisur nga fakti që ngjarja ndodhi në një aks nacional, trafiku i mjeteve pësoi rëndim.