Shpërthejnë vjedhjet masive të marmitave, kanë në përbërje një metal 20 herë më të shtrenjtë se ari

Hajdutët e marmitave të makinave në Britaninë e Madhe po kthehen në një shqetësim të madh.vTë pajisur me krikon për ngritjen e makinës dhe pak vegla për çmontim, ata mund ta vjedhin marmitën e çdo makine brenda pak sekondave. Por mediat në Britani zbulojnë arsyen pse marmitat janë kaq të targetuara nga hajdutët. Kjo sepse marmita ka në përbërje një metal të quajtur Rhodium, çmimi i të cilit sot ka kapur majat me plot 20 mijë paund për 1 ons (rreth 28 gram), krahasuar me 750 që ishte në 2014-ën.

Një tjetër metal që gjithashtu gjendet në katalitin e marmitës është Paladiumi që sot kushton rreth 1,688 paund për ons, raporton newsbomb.al. Dëmi që i shkaktojnë pronarëve të makinave është tepër i lartë. Për zëvendësimin e një marmite ata mund të paguajnë mbi 1 mijë paund.