Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntori në Elbasan, aty ku makina e tij tip “Porsche” është shkrumbuar totalisht. Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet apo nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme. 35 vjeçari dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit.
Në gusht ai ka qenë edhe në “shënjestër” të OFL, e cila i dërgoi një formular për deklarimin e pasurisë./shqiptarja/