Shkoi pa shenja jete në spital pasi rrezikoi mbytjen, ndodh sërish në Sarandë mrekullia për 3-vjeçarin.

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë ka ŗrezikuar mbytjen në bregdetin e Sarandës. Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije, sipas Neës 24.

Por ndërhyrja e menjëhershme e mjekësve ka bërë që 3-vjeçari të kthehet në jetë. Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar. Mësohet se i mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.