Shkenca zbulon një tjetër mutacion të koronavirusit, ndryshe nga ai i Britanisë dhe Afrikës së Jugut

Në Nigeri është shfaqur edhe një variant i ri i coronavirusit, ka bërë të ditur kreu i Qendrave afrikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve John Nkengasong, duke shtuar se duhet kryer hetime më të detajuara. Siç raporton CBSN news, ky është një variant tjetër ndryshe nga ai në Britani të Madhe dhe Afrikën e Jugut, ka thënë Nkengasong para gazetarëve.

Ai ka theksuar se qendra nigeriane për kontrollin e sëmundjeve në Afrikë dhe qendra për sëmundje ngjitëse në këtë vend, do të analizojnë një numër të caktuar të mostrave. “Na jepni pak kohë… është shumë herët”, ka shtuar eksperti nigerian.

Kujtojmë që kontinenti i Afrikës ka të regjistruar mbi 2.5 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, apo 3.3 për qind të rasteve globale.