Sunday , December 4 2022

Sherret në turmën e protestuesve, kush ishin “provokatorët” e protestës për teatrin

Zgjati rreth dy orë e gjysmë protesta e thirrur nga artistët dhe aktivistët për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në protestë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të forcave politike por pa protagonizëm. Ndërkohë, teksa artistët mbanin fjalën para qytetarëve u regjistruan edhe disa incidente. Fillimisht një person i identifikuar nga policia hodhi lëndë plasëse në turme duke lënduar edhe qytetarë.

Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë me dije se po ashtu incidente, që sollën sherre në turmë u shkaktuan edhe nga një grup të rinjsh të një organizate politike. Këta të fundit, mësohet se ishin kundër pjesëmarrjes së përfaqëuesve të opozitës në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit./abcnews

Advertisement