Sherr mes adoleshentëve në shkollë, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.