Shembja e mureve nga tërmeti, ekspertët izraelitë tregojnë se ku gabojnë ndërtuesit shqiptarë

Ekspertët izraelitë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të ndihmuar me ekspertizën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe post-tërmetet e tjerë në Durrës, kanë dhënë edhe shpjegimin e shembjes së mureve.
Sipas tyre ndërtuesit shqiptarë kanë gabuar me vendosjen e tullave gjatë ndërtimit të pallateve.

Koloneli Golan Vach ka shpjeguar se në pjesën më të madhe të ndërtesave ku janë pësuar dëme të mëdha në mure, por që kolonat janë të qëndrueshëm është bërë vendosja e tullave gabim
Ai sqaron se tullat nuk duhen vendosur horizontalisht, siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, por duhen vendosur vertikalisht që ato të mbushen me llaç.
“Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje; dëmet janë një sfidë, por realizohen“, u shpreh ndër të tjera kolonel Golan Vach.