Shembet ura, bie në lumë maunia. Plagoset shoferi (Foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Darzezë. Mësohet se ura e këtij fshati është shembur, ndërsa për pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë. “BalkanWeb” mëson se për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi. Po ashtu bëhet e ditur se ura ishte e amortizuar ndërsa nuk ka arritur që të mbante peshë të madhe.