Shakohoxha postoi foto duke punuar me llaç e tulla, Braçe i bën komentin që s’pritej dhe i përmend Bashën, moderatori e fshin.

Ditën e djeshme Dritan Shakohoxha kishte postuar një foto ku shihej me llac dhe me tulla në duar, në një prej resorteve më të famshme në juf të vendit. ”Puna eshte nder … respekt te madh per ata qe e bejne cdo dite”, shkruante Shakohoxha, për të treguar sensibilitetin e tij me të gjithë njerëzit që punojnë në sektorin e ndërtimit.

Menjeherë pas kësaj fotoje komentet kanë qenë të shumta mes tyre dhe ai i zv.kryeministrit Erion Braçe, që edhe në këtë moment kishte zgjedhur të bënte pak politik. “Pa veshje, pa kaskë, pa shapka, pa asnjë masë sigurie për kokën lart, dhe pa asnjë masë sigurie për ata poshtë. Domethënë pa leje e pa kushte sigurie. Imagjino sikur larg qoftë të ndodhte gj, do dilte një Lylzim e do kërkonte përgjegjësi te unë e te të tjerë.

Do mbyllej dhe Këshilli Politik në shenjë proteste, do nisnin demokstratat, do dilte një revistë e do thoshte ”Shqipëria e fundit në rajon për kushtet e sigurisë në punë”, do dilte Lyli prapë e do thoshte që çfarë i ndodhi Shakohoxhës është faji i taksës progresive etj, etj”, shkruante Braçe në komentin e tij.

Ndërkohë që Shakohoxha ia kthen se punën e kishte mësuar në emigracion, dhe tashmë po jepte një ndihmë të vogël. Por për shkak të politizimit të debatit, dhe konfliktit më pas mes ndjekësve, Shakohoxha ka zgjedhur që ti fshijë dhe ti bllokojë të gjitha komentet.