“Sapo ka përfunduar”. Kryeministri Rama e nis ditën me lajmin e mirë (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një postim në rrjete sociale. Në foto shihet qartë maketi i sapo përfunduar për ndërtimin e portit të Durrësit, ku sipas kreut të qeverisë do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë në të gjithë Mesdheun.

“Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.