Sali Berisha nuk do të lejohet të shkelë në BE? Ja dokumenti, Brukseli gati t’i bashkohet SHBA dhe Britanisë

Bashkimi Europian duket se po ndjek të njëjtën linjë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe po shqyrton mundësinë për të marrë sanksione për politikanët apo individët e përfshirë në korrupsion madhor apo minimin të demokracisë. Ka qenë Presidentja e Komsionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila ka propozuar futjen e ‘non gratës’ gjatë fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Europian për vitin 2022.

Ndërkohë, sëfundmi Parlamenti Europian ka përgatitur një dokument mbi këtë propozim, në të cilin thuhet se korrupsioni i zyrtarëve të qeverisë sjell dëme në demokracinë, në sundimin e ligjit apo të drejtat e njeriut dhe prandaj po shqyrtohet mundësia për të marrë sanksione ndaj të gjithë atyre personave që cenojnë demokracinë.

Nëse Bashkimi Europian do të miratojë vendosjen e non gratave, duket se ish-kryeministri Sali Berisha do të izolohet edhe më shumë, pasi mund ta presë sërish i njëjti fat. Ai mund të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian, pasi Britania e Madhe dhe SHBA e kanë futur atë në listën e zezë. SHBA me argumentin se ka minuar demokracinë dhe për korrupsion.

Non gratën e Berishës nga Bashkimi Europian e ka paralajmëruar disa herë kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili thotë me këmbëngulje se së shpejti edhe BE do ta fusë Berishën në listën e zezë. Në daljen e tij të fundit, Balla tha se BE ka nisur procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ Berishën.