“Sali Berisha nuk do të jetë në Parlament në shtator”, avokati i njohur tregon arsyen

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur sot në studion e Repolitix lidhur shpalljen “non-grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se nuk është vetëm një njeri, por bashkë me familjen, dhe kjo nuk është aspak gjë e vogël. Ngjela thotë se në shtator Berisha do e ketë thuajse të pamundur të hyjë në parlament pasi KQZ nuk do të duhet t’i japë mandatin e deputetit, vetëm për shpalljen “non-grata” nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Spartak Ngjela: Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament.