A infektohemi kur marrim kafen në furrat e bukës? Përgjigjet Pëllumb Pipero

Sot ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në 24 orët e fundit kishim 8 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Kjo për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero është një javë e re me më pak numra, që dëshmon sipas tij një trend të rënies së epidemisë në vendin tonë.

“Shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime. Tani është java e tretë, kemi një rënie të numrave çka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë e kësaj epidemie edhe në vendet e tjera dhe do të thotë se e kemi kaluar pikun dhe sheshpushimin dhe besoj se kemi filluar uljen”, tha ai në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin Repolitix në Report Tv.

A ka ŕŕezik kur merrni kafe te furrat e bukës?

“Nëse një qytetar shkon brenda fashës që ka caktuar qeveria blen bukën merr edhe kafen dhe ikën në shtëpi duke ruajtur distancën nuk ka asgjë të keqe, por nëse merr kafen dhe ulet brenda fashës dhe bën disa minuta muhabet kjo është e ŕŕezikshme për shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre. Prandaj u këshilloj qytetarët” tha ai.