Sa kohë duhet që të shërohemi nga koronavirusi?

Covid-19 shpërtheu në fund të vitit 2019, por e dimë që për disa pacientë duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar. Kjo periudhë rikuperimi mund të varet shumë se sa simptoma keni nga sëmundja. Disa mund ta kalojnë shpejt, por të tjerëve mund t’u krijojë probleme. Mosha, gjinia dhe të tjera çështje që lidhen me shëndetin janë faktorë që ndikojnë tek sëmundja.

Sa më i madh të jetë trajtimi që merr, aq më e gjatë ka për të qenë periudha e rikuperimit. Shumica e njerëzve që e marrin Covid-19 kanë simptoma të lehta, temperaturë dhe kollë. Por ata përjetojnë edhe ɗhimbje trupi, lodhje, fyt të thatë dhe ɗ himbje koke.

Këto simptoma trajtohen me pushim, lëngje dhe paracetamol. Tek këta njerëz pritet që rikuperimi të jetë më i mirë dhe më i shpejtë. Temperatura zgjat më pak se një javë, ndërsa kolla mund të zgjasë. Por për disa, sëmundja bëhet më e rëndë. Kjo ndodh rreth 7 deri në 10 ditë gjatë infektimit. Transformimi mund të jetë i papritur dhe i menjëhershëm. Frymëmarrja bëhet e vështirë.

Kjo ndodh pasi sistemi imunitar i trupit mundohet të luftojë dhe trupi përjeton dëm anësor. Disa prej pacientëve kanë nevojë për terapi me oksigjen. OBSH ka përllogaritur se një në 20 persona do të ketë nevojë për trajtim intensiv, duke përfshirë edhe vendosjen në një respirator. Këtu koha për t’u rikuperuar është akoma më e gjatë. /tvklan