Rudina Dembacaj publikon foton me Frrokun dhe jep lajmin surprizë

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Pas propozimit të Frrokut në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, Rudina tregoi se kanë bërë celebrimin dhe ka publikuar disa prej imazheve në Instagram ku me shaka, shkruan se i fton të gjithë në dasëm. “Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”, shkroi Rudina.