Rruga e rrezikshme në Elbasan, mungesa e sinjalistikës kthehet në burim aksidentesh. Banorët: Te rregullohet…

Janë ende të freskëta shenjat e përplasjes mes mjeteve në rrugën “Thoma Kalefi”. Aksidentet në këtë segment janë të shpeshta.Banorët e Elbasanit ngrenë shqetësimin se rruga “Thoma Kalefi” është kthyer në një burim të rrezikshëm aksidentesh. Ata thonë se shkaku kryesor është bërë mungesa e sinjalistikës rrugore, ndërsa rasti u shënua dy ditë më parë.

Qytetar

Kemi bërë kërkesë për të vendosur sinjalistikë se është burim aksidentesh. ne jemi ankuar në polici ata thonë drejtojuni bashkisë. Ka tre shkolla këtu kalojnë mbi 300, 400 nxënës. Rasti më i fundit ishte para dy ditëve ku një djalë mbeti i plagosur rëndë. Po të mos ishim ne do kishte vdekur.

Qytetar 2

Brenda një muaji mund të ndodhin 10 aksidente këtu kalojnë dhe fëmijë këtu është bërë si rrugë për gara shpejtësie.

Qytetar 3

Po të rini 10 minuta me kamer këtu do të shikoni që do ndodh një aksident. Jemi të frikësuar se kalojmë çdo ditë me biçikletë, më këmbë por dhe me makinë.

Sipas banorëve gjatë orëve të vona të natës, shumë të rinjtë e përdorin rrugën për të bërë gara. Referuar statistikave të policisë, në vit në këtë aks rrugor regjistrohen 13 aksidente ku pjesa më e madhe e të cilëve për shkak të kalimit të shpejtësisë.