Rrokadë në Top-Channel, largohet një tjetër moderatore e njohur. Ja kush e zëvendëson

Rrokadë në Top-Channel. Pak ditë pas mbylljes së Top Story, dhe largimit të Eni Vasilit dhe emisionit të saj politik “Open”, largimet e zëvendësimet nuk mbarojnë me kaq!

Rrugët me televizionin i ka ndarë edhe një prej prezantueseve të reja premtuese, Sidorela Gjoni.

Prezantimi i saj i fundit i “Breaking” ka qenë të hënën e kaluar, teksa sot “Breaking” ka nisur me prezantuese të re, Elisa Gjeranin.

Për faktin se një javë programi mbeti pa drejtim, largimi duket të ketë qenë i befasishëm dhe me gjasë, me tension.