Rritje alarmante e të infektuarve me Covid në Shqipëri, del situata jashtë kontrollit. (SHIFRAT)

Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, një numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë. ElbasaniPlus mëson se janë kryer 311 testime dhe prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 21 në Tiranë, 1 në Berat, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 9 në Shkodër dhe 1 në Urën Vajgurore.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme numri i të infektuarve me Covid-19 ishte shumë i lartë, pasi u shënuan 36 raste. Përgjegjësja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino, bëri apel që të shmangen grumbullimet masive, duke theksuar se përkeqësimi i situatës ishte i papritur dhe se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të këshillave dhe rregullave.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi deklaroi se edhe numri i pacientëve të shtruar dhe atyre në terapi intensive është rritur. Ndërkohë që harta e kuqe është shtrirë kryesisht më shumë në Tiranë.