Rriten pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve, ja kategoritë që përfitojnë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.

“Dy lajme shumë të rëndësishme për policinë, i pari ka të bëjë me rritjen e pagave për ata punonjës që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, që do ta çojë deri në 150% pagat për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë shumë i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale. Kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit” tha ai.

Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit.

“Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave” tha ai.