Rregullat e reja qe duhet ti dini, për sa ditë duhet të izolohet një i infektuar me Covid-19 nga dita e sotme

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka nxjerr rregullat e reja per ate person qe eshte me covid dhe se sa kohe duhet te rri ne karantine. Udhëzimet e reja do të lejojnë njerëzit që kanë rënë në kontakt me dikë të infektuar me virusin të rifillojnë aktivitetin normal pas 10 ditësh, ose pas 7 ditësh nëse janë testuar negativisht. Kjo është shumë më pak se sa periudha 14-ditore e rekomanduar që nga fillimi i pandemisë.

Rregullat e reja do te hyjne ne fuqi menjehere dhe ne duhet te jemi shume te kujdesshem. CDC kishte thënë se periudha e inkubacionit për virusin mendohej të ishte 14 ditë, shumica e individëve që u infektuan dhe shfaqën simptoma, ndodhi midis 4 dhe 5 ditëve pas ekspozimit, shkruan Voa.

Nuk është hera e parë që CDC u bën ndryshime udhëzimeve për koronavirusin. Në korrik, agjencia shkurtoi, nga 14 në 10 ditë, udhëzimin e saj se për sa kohë një person duhet të qëndrojë në izolim që nga momenti kur ka përjetuar simptoma të COVID-it, nëse nuk është më i sëmurë.

Udhëzimi i ri u prezantua të martën në një takim të grupit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.