Rrëfehet Ronela: Familja nuk më ka përkrahur, u mbylla në tualet dhe qaja

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka pasur të thjeshta.  E ftuar në “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur, pasi nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen.

Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pas. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tregoi Ronela në “A live night”.

Pjesëmarrjen e saj në “Ethet e së premtes”, Ronela e kujton si një moment kur kishte besim në vetvete se mund të ishte një “superstar”.

Ajo kujtoi se pasi kaloi fazën e parë dhe mori një “po”, nuk doli në 10-shen më të mirë dhe e përjetoi shumë keq duke u mbyllur në tualet dhe duke qarë.

“Mu fut një ide në kokë sikur isha në superstar, që më kërkonte gjithë bota. Më pëlqente si ide të më ftonin, kanë qene “Ethet e së premtes”. Ju luta familjes, kam bërë ndonjë skenë atëherë. U bë një ditë shtesë dhe kam shkuar grup i fundit fare. Kisha ca ngjitur, këndoja me vete që të dëgjonin ata kush isha unë. Dola atje, thash ky është momenti yt. Është shumë e veçantë, shumë mirë thanë ata, ngela unë. Ata thanë po. Më pyetën sa vjeç je, si thoja dot që isha 12. Thanë nuk lejohet, i thash ju më thatë po. Kur nuk u futa në 10 më të mirët, thashe jam e vogël. Kur shkova në shtëpi u mbylla në banjë qava me një peshqir se nuk doja ta merrte njeri vesh“, tregoi Ronela në “A live night” në Top Channel.