Reshje masive në Elbasan, uji vërshon në banesa dhe rrugë

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin në këto 24 orë kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Elbasanit.

Në disa zona qarkullimi është bërë i pakalueshëm për shkak se uji  ka mbuluar asfaltin.

Bëhet me dije se disa banesa rrezikojnë të përmbyten. Sakaq, për të përballuar këtë situatë është vënë në punë  MZSH (Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi)  dhe Agjencia e Shërbimeve Publike për marrjen e masave dhe kthimin në normalitet sa më shpejt./newsbomb/