Reshje dëbore në Qafë Thanë. Policia ndalon qarkullimin e mjeteve pa zinxhirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka rritur prezencen e shërbimeve të Policisë në akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht aksi rrugor Prrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore,❄️dhe nuk do të lejohen që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.

Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetim vendor dhe firmat kontraktuese 🚜për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës 🚧

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e shërbimeve tona të Policisë Rrugore👮👮🏻♂️

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.